Përmet: Arrestohet 23-vjeçari që ishte në kërkim, i dënuar me 2 vite burg

422
Pas 18 muajsh nga shpallja n ë kërkim dhe pas 6 muaj nga dënimi me 2 vite burg efektivët e Komisariatit të Policisë Përmet kanë kapur një 23-vjeçar që vodhi 3 kuaj. Sipas burimeve zyrtare është arrestuar shtetasi Dritan Ferkollari, banues në Sukth, Durrës, ndaj të cilit rëndon akuza për veprën penale “Vjedhje e pasurisë”. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet me vendim Nr. 25/22 më 9 qershor të këtij viti e ka dënuar të riun me 2 vite burgim pasi në muajin qershor të vitit 2014 në vendin e quajtur “Fusha e Sportit” Këlcyrë ka vjedhur 3 kuaj. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet.
Sigal