Përmbytje të rënda në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë , dy të rinj rrezikojnë të vdesin

449
Sigal

 

Vazhdon të jetë e rëndë situata në aksin rrugor
Gjirokastër-Kakavijë, në vendin pranë varrezave të qytetit.

Një
automjet është fundosur në ujë, ndërsa brenda tij udhëtonin dy të rinj, të
cilët kanë arritur që me ndihmën e personave të rastësishëm dhe policëve që
ndodheshin në rrugë të shpëtojnë.

Kjo
është hera e dytë brenda këtyre ditëve që ky aks përmbytet dhe bllokohet, jo
vetëm për shkak të reshjeve të shiut dhe ujërave që vërshojnë nga përrenjtë,
por dhe nga punimet që kryhen në rrugë.