Përmbysja e autobusit me nxënës në Korçë, arrestohet shoferi

311
Policia e Korçës ka zbardhur sot detaje nga aksidenti i djeshëm në aksin Korçë-Devoll. Në pranga ka rënë shtetasi Bexhet Qori, 58 vjeç, banues në fshatin Orman.
Arrestimi i tij u bë pasi, dje në aksin rrugor Korçë-Devoll, pranë fshatit Belorta, duke drejtuar mjetin autobus tip “Benz”, me targë KO7353B, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përmbysur në sipërfaqën e asfaltit, ku për pasojë janë aksidentuar 4 (katër) shtetas, pasagjerë në këtë mjet, si më poshtë :
K.E , 20 vjeç, banues në Pojan. 
O.P, 38 vjeç, M. P, 12 vjeç, dhe K. P, 8 vjeç, të treja banuese në fshatin Pendavinj.
Të dëmtuarit, kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, në Spitalin Rajonal të Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.