Përmbyset makina me adoleshentë, vdes 16-vjeçari, shoku në spital

423
Sigal

LEZHË- Guidimi i automjetit nga adoleshentë dhe paaftësia e Policisë Rrugore për të bllokuar këtë shkelje flagrante, ka shënuar ditën e djeshme një viktimë tjetër në Lezhë. Burimet zyrtare thonë se, si pasojë e daljes së makinës nga rruga, një prej 16-vjeçarëve që ndodhej në ‘të ka gjetur vdekjen, ndërsa shoku i tij vazhdon të jetë nën përkujdesjen e mjekëve në spital. Burimet zyrtare pohojnë se, aksidenti ka ndodhur në orët e para të ditës së hënë

në rrugën që lidh Lezhën me Shën Kollin. “Nga përplasja e makinës me të cilën udhëtonin dy 16-vjeçarët, përkatësisht E.H, nga fshati Tale i Lezhës ka ndërruar jetë në spital.

Ndërsa shoku i tij, A.P, nga Rubiku, është në gjendje të rëndë në spital. Policia po heton shkaqet e tragjedisë së radhës”, -shtojnë burimet zyrtare.