Përmbyllet misioni italian i fluturimeve me avion të posaçëm për evidentimin e parcelave me kanabis

422
Përmbyllet misioni italian i fluturimeve me avion të posaçëm të Guardia di Finanza dhe Universitetit të Dytë të Napolit për evidentimin e parcelave të kultivuara me bimë narkotike në teritorin e vendit tonë. Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki ÇAKO priti delegacionin e misionit italian të fluturimeve me avion te posaçëm të Guardia di Finanza dhe Universitetit të Dytë të Napolit. Misioni italian filloi në muajin Qershor 2015 deri në 30 Shtator 2015. Delegacioni përbëhej nga Kapiten Pilot Giuseppe Casbarra, Inxhinieri ajro-hapesinor i Universitetit të Dytë të Napolit Dr. Maffei, të shoqëruar nga 4 oficerë të ekuipazhit të avionit special, si dhe nga Drejtori i Zyrës Interforza në Tirane Dr. Michele Grillo dhe Atasheu ushtarak italian në Tiranë Kol. Emiliano Aresu.

Në misionin e vitit 2015 u kryen 36 misione fluturimi duke zbuluar 1368 parcela në të gjthë territorin e Shqiperisë dhe Policia e Shtetit ka ndërhyrë në 99,6% te tyre. Drejtori i Policise së Shtetit vuri në pah punën e shkëlqyer dhe bashkëpunimin unik të organizatave policore të cilat kanë bashkëpunuar krah për krah në luftën kundër fenomenit të kultivimit të kanabisit në veçanti dhe në luftën kundër trafiqeve dhe krimit në përgjithësi. ÇAKO falënderoi Drejtorin e Policisë Italiane Alessandro Pansa në lidhje me mbështetjen operative dhe Dekanin z. Gambradella për teknologjine dhe shkencën e ofruar nga Universiteti i Dytë i Napolit si edhe ambasadorin italian Shkëlqesinë e Tij Z. Massimo Gaiani për mbështetjen e vazhdueshme. Përgjigjesi i misionit të Guardia di Finanza Kapiten dhe Pilot Giuseppe Casbarra duke marrë fjalën falënderoi Drejtorin e Policisë dhe vendin tonë për mundësinë e ofruar për zhvillimin e një misioni të përbashkët në territorin shqiptar.

Ai theksoi faktin se është mbresëlënëse sinergjia dhe bashkëpunimi i shkëlqyer me Policinë e Shtetit Shqiptar duke bërë të mundur ndërhyrjet policore të menjëherëshme pas identifikimit të parcelave në territorin shqiptar. Këto ndërhyrje kanë qenë sa efikase aq edhe profesionale duke bërë të mundur një transparencë totale për këtë mision. Drejtori i Policisë së Shtetit Z.ÇAKO siguroi palën italiane për vazhdimësinë dhe forcimin e bashkëpunimit me Policinë Italiane. Në përfundim të dyja palët shkëmbyen dhurata në shenjë respekti reciprok.
Sigal