Përmbarimi nxjerr nga banesa 4 familje në rr.Siri Kodra

409
Sigal

Përmbarimi privat dhe anëtarët e katër familjeve janë përplasur fizikisht ditën e sotme pas një vendimi për t’i nxjerrë nga godina ku banojnë prej 20 vitesh. Një nga banorët ka tentuar t’i japë fund jetës me rrymë elektrike. Ai është shoqëruar menjëherë në spital. Sipas këtyre banorëve godina ku jetojnë prej vitesh, e cila ka qenë ish-ndërmarrje e tensionit të lartë dhe është privatizuar në vitin 2012 por tashmë pronari i ri u kërkon familjeve të dalin jashtë. Ditën e sotme forcat e përmbarimit kanë tentuar të nxjerrin jashtë 4 familjet që banojnë aty. Policia në përpjekje për të qetësuar situatën ka shoqëruar 4 persona.  Në dy godinat jetojnë 17 familje. Banorët pretendojnë se kanë privatizuar banesën në 2012