Përleshjet në “Rrugën e Kombit”, bilanci: 13 efektivë policie të plagosur

593
12 efektivë policie të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe një efektiv i qarkullimit rrugor kanë mbetur të plagosur pas përleshjeve me qytetarët në “Rrugën e Kombit”.
Raportohet për “BalkanWeb” se i plagosur ka mbetur Komisar Adem Visha, efektiv i Sektorit të qarkullimit rrugor, i cili po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe është nën kujdesin e mjekëve.
Po kështu raportohet se janë plagosur me sende të forta 12 policë të FNSH dhe po marrin mjekim.
Protesta kundër taksës së rrugës nisi e qetë paraditen e sotme por më pas u përshkallëzua me dhunë e përleshje mes qytetarëve dhe forcave të policisë.
Raportohet edhe më herët se pati të plagosur dhe një ambulancë ka qenë në vendin e ngjarjes.
Sigal