Përleshje në mes të Athinës, qëllohet për vdekje me thikë 26-vjeçari shqiptar

523
Sigal

Një shqiptar ka humbur jetën në kryeqytetin e Greqisë, pasi është qëlluar me thikë nga persona ende të paidentifikuar, pas një sherri.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të paradites së sotme në lagjen ‘Peristeri’ të Athinës, ndërsa viktimë mbeti 26-vjecari shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Shqiptari nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital, raportojnë mediat greke.

Forca policie në Greqi vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
y6ghbn