Përleshje me armë në Tiranë, disa të plagosur

490
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë.
Burime policore kanë bërë të ditur se ka ndodhur një përleshje me armë në zonën e ‘Nish-tullës’, në kryeqytet.
Disa persona janë përleshur me armë dhe disa kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Zydi Herri” në zonën e Institutit Bujqësor në kryeqytet.
Bëhet fjalë për 3 persona që janë dërguar në spital me plagë arme zjarri.
Ende nuk ka informacione të tjera për këtë ngjarje të rëndë.
Sigal