Përleshje me armë mes dy personave për prishje të pazarit të tregtisë

412
Prishin pazaret e tregtisë, përleshen me armë zjarri dy persona. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Sheq, në Urën Vajgurore. Burimet e policisë lokale raportojnë se shtetasi K.D, 60 vjeç, banues në fshatin Sheq është konfliktuar me shtetasin A.B, 25 vjeç, banues në Elbasan. Shtetasit e mësipërm pasi nuk kanë rënë dakord për të realizuar tregëti me njëri- tjetrin për shkak të çmimit dhe janë konfliktuar verbalisht. Më pas, 60-vjeçari K.D., ka qëlluar me armë gjahu çifte drejt automjetit në të cilën ndodhej shtetasi A.B. Nga ky konflikt nuk ka pasur persona të dëmtuar. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilët kanë ndërhyrë dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e këtij konflikti. Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat shtetasit e mësipërm për veprime të mëtejshme.
Sigal