Përleshje e rëndë në Bonn, vritet shqiptari

489
Pas një përleshje mes azilantëve në kampin e refugjatëve në Bon, është plagosur për vdekje një azilkërkues 32 vjeçar, shkruan bild.de. Lajmin e ka konfirmuar policia rajonale, se “tre persona nga Shqipëria janë përleshur mes njëri-tjetrit në qarkun Muffendorf rreth orës 19.00, e dielë.”
Dy shqiptarë kanë rrahur të tretin, ndërsa akoma është e paqartë arsyeja e konfliktit. Organet e drejtësisë po shqyrtojnë rastin nëse 26 dhe 30 vjeçari sulmues, kanë qenë të dy ose vetëm njëri i armatosur. Deri tani, ky është ndër përleshjet e para serioze në këtë kamp, tha një zëdhënës.
Sigal