Përleshje e madhe në lokal, 5 shqiptarë e italianë në pranga që në mëngjes

521
Përleshja e madhe në një bar në Olbia, Italia, në rrugën Vittorio Veneto ka përfunduar me 5 arrestime mëngjesin e 29 marsit. Prangat iu vunë pesë personave, italianë e shqiptarë. Operacioni u krye nga karabinierët e Olbia nën komandën e Alberto Cocognani.
Përleshja filloi brenda në bar, në Cafe Max dhe vazhdoi në rrugë më pas, ku u përfshinë më shumë persona. Një prej tyre u plagos në kokë me shishe dhe përfundoi në spital.
Në vend erdhën karabinierët që mblodhën dëshmi të vlefshme për atë që ndodi. Pasi u dërgua dosja në zyrën e prokuroti, gjykatësi urdhëroi arrestimet që u kryen në mëngjes.
Sigal