Përgjimi 6/ Zbardhet biseda në bordin e anijes “Fatima”, Habilaj: Kam njeriun tim në sallën e radarëve

179
Zbardhen të tjera biseda mes trafikanëtëve të drogës në Itali, Moisi Habiljat e miqve të quajtur Guliano e Greko kur rreth orës 01:00 të datës 6 maj 2015 këta të fundit mbërrijnë në ujërat territoriale shqiptare, në Porto Palermo, në bordin e peshkarxhës “Fatima” për tu ngarkuar me drogë. Në bisedat me ta Habilaj pranon se ka një mik që kontrollonte sistemin e radarëve nga Tirana.
Këtë ai e kryente përmes një personi të tij të angazhuar pranë shërbimit të radarëve, i cili i jepte direktiva. Gjithashtu, në një moment tjetër, Habilaj i tregon trafikantëve italianë se ai ka në dorë edhe punonjësit e policisë.
Rreth orës 01:00 të datës 6 maj 2015, peshkrexha me emrin “Fatima” e drejtuar nga Giuliano dhe Greko mbërrijnë në ujërat territoriale shqiptare. Me sa duket ata kanë rënë dakord me Moisi Habilajn që me të mbërritur atje ta njoftonin nëpërmjet telefonit, me qëllim që disa persona t’i shoqëronin drejt vendit ku do të ngarkohej sasia e drogës. Me të mbërritur peshkarexha në bordin e saj hipën Moisi Habilaj, personi që i jepte informacione Giulianos dhe Grekos nëse ishin gati për transport, përmendim këtu nëse kishin mjaftueshëm karburant dhe se si do ta stivonin mallin.
(Moisi: Fillimisht furnizohemi me… naftë, fillojmë ta hedhim me bidonë…këtu je si në shtëpinë tënde, mjaft. Fillimisht sigurohemi të kemi naftë dhe jemi në rregull…nëse vjen ndonjë njeri…sepse duhet të rrimë dy orë të karikuar me M… sipër….më kuptove…se s’dihet kush dreqin vjen..e kush ikën, ne të jemi të kompletuar…se del ndonjë bastard…)
Bisedat e përgjuara tregojnë se Habilaj kishte mbështetje brenda radhëve të policisë, deri tek një njeri që kontrollonte sistemin e radarëve në Tiranë, i cili ndër të tjera kishte njoftuar një bashkëpunëtorin e Moisi Habiljat kur peshkarexha Fatima ishte lokalizuar nga radarët brenda ujërave territoriale greke, që të mos e kapte.
(E pe furgonin e policisë që kaloi?… Pak më parë?…Janë të gjithë tanët këtu!…Por nëse ka ndonjë tradhtar se dimë…ai të lajmëroi për pikën e kontrollit…salla e kontrollit është në portin tjetër afër (Durrës)…atje ku janë…ai më sheh cdo gjë…edhe peshqit i shohim që atje…sepse është miku i një mikut tonë “se si do ndodhte ndryshe”…sepse e pyetën e kujt është kjo anije…dhe ai tha për çfarë anije po flet?…po si ka mundësi që ka hyrë një milje në ujërat territoriale greke?…)