Përgjegjës janë drejtuesit më të lartë të Policisë së shtetit, ata të shkarkohen

421
Sigal

Dhuna e policëve ndaj qytetarëve nuk është zbatim i ligjit, por dhuna e (pu)shtetit ndaj të pambrojturve

Jo rastërsisht, demonstrohen të shumta dhe të shpeshta rastet kur polici I shtetit përdor dhunën ndaj qytetarëve, dhe më e keqja, është se asgjë, asnjë shkelje e ligjit nuk mund të justifikojë dhunën e organeve policore ndaj qytetarëve.

Fryma e dhunës pushtetore mbizotëron

Është qesharake qëndrimi I mëpasshëm, që mban ministri Brendshëm, apo drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, sa herë që publikohen video, ku policët përdorin publikisht dhunën ndaj qytetarëve. ( Imagjinoni, se çfarë ndodh në mjediset e brendshme të policisë së Shtetit, çfarë dhune përdorin policët ndaj qytetarëve, të cilët, këtu janë të pambrojtur që të dëshmojnë dhunën fizike, morale, psikologjike që pësojnë nga policët). Arroganca më ekstreme, është kur dy punonjës të policisë rrugore dhunojnë një grua, m’u në sheshin qëndror të Tiranës, pranë stadiumit “Dinamo”,. Në mes të ditës. Shkaku: Policët, duke keqpërdorur kompetencat që u jep ligji, shkaktojnë padrejtësi te qytetarja, e cila, duke mos duruar, pikërisht padrejtësinë e shtetit, reagon. Dhe, ministri, sa për sy e faqe, përjashton nga policia e Shtetit punonjësit, pa përjashtuar frymën e dhunës që kultivon dhe mbizotëron te organi i policisë së shtetit, si institucion. Nuk është përjashtim, përdorimi i dhunës nga 2 punojës të veçantë. Udhëheqja politike e Policisë së Shtetit, nuk dënoi kapërcimin e kompetencave të policëve ndaj qytetarëve, duke dhënë mesazh të gabuar te policia. Para ca ditësh, kamerat fiksojnë 3 punojës policie ( nëse nuk janë, le ta dëshmojë me fakte Policia e Shtetit) rrëmbejnë 100 metra larg komisariatit të Fushë- Krujës, një qytetar, madje, këta policë, kanë kohë të ushtrojnë dhunë, dhe askush nuk I shqetëson. Deri sot qytetari është i humbur, ndëkohë, kur policia nuk jep asnjë informacion.

Dhuna policore e djeshme, e paimagjinueshme

Dje, sërish u publikuan 2 vidio, ku policët në Kavajë dhe Korçë torturojnë qytetarët, në emër të ligjit. Këto raste, nuk janë përjashtime, por përgjithësime të frymës së dhunës që mbisundon te Policia e Shtetit, pasi kështu, sipas tyre dhe drejtuesve të tyre, nëpërmjet terrorit e dhunës së verbër ndaj qytetarëve, mund të sundojnë ligjin policor.

Çfarë vlere kanë masat dhe lavdërimet e kryeministrit?

Çuditërisht, kryeministri dje lavdëroi qytetarët që denoncojnë dhunën, kur ende vetë kryeministri nuk ka kërkuar falje publike, ndaj gazetares shqiptare, të cilën e fyejti live në Bruksel, madje gazetarja ishte duke kryer misionin e saj të nderuar. Atëhere, çfarë vlere ka lavdërimi i kryemininistrit për qytetarin që denoncoi dhunën policore? A mundet, që kryeministri Rama, po kështu, të falenderojë edhe gazetaren, e cila denoncoi arrogancën e kryeministrit të vendit të saj, madje atje në Bruksel, në tempullin e institucioneve të Bashkimit Europian? Nëse kryeministri nuk e lavdëron gazetaren që denoncoi arrogancën e kryeministrit, atëhere kryeministri nuk e ndjen, së pari, ai vetë, lavdërimin që u jep qytetarëve, por ato janë fjalë hipokrizie, moraliteti bosh. Kryeministri, së pari, para se të lavdërojë qytetarët, për kurajon e denoncimit të dhunës policore, do të bënte mirë që të përcillte te policia e Shtetit frymën e respektimit të Ligjit. Dhe kjo, së pari, është duke nxjerrë përgjegjësitë te koka e Policisë së Shtetit. Derisa qytetarin mund ta rrëmbejnë me metoda mafioze policë 100 metra larg komisariatit të policisë dhe nuk ka asnjë gjurmë, derisa dhuna policore ndaj qytetarëve është e shpeshtë, derisa qytetarët ndihen të pasigurtë edhe për jetën edhe në shtëpitë e tyre, derisa në rrugë mbisundon terrori e tritoli, atëhere përgjegjës nuk janë persona të veçantë, policë të pandërgjegjshëm, që nuk duan të zbatojnë ligjin, por përgjegjësia kryesore është te drejtuesi politik. Te vetë ministri Brendshëm dhe te drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Nëse kryeministri nuk gjykon se në kësi rastesh udhëheqja politike nuk ka përgjegjësi për terrorin e dhunën që ushtrojnë policët ndaj qytetarëve, atëhere është populli që faturën e kostos politike do t’ja kalojë vetë kryeministrit, të cili i ka dhënë votbesimin, pikërisht që të mirëqeveriset, të vendosë ligjin mbi këdo dhe jo të kërkohet zbatimi i ligjit  ndaj kahut të të pambrojtësve, duke u dhënë pushtet orrganeve policire që të sundojnë popullin me dhunë dhe terror.

Jakup B, GJOÇA