Përfshihet nga zjarri një furgon mallrash në Vlorë

588
VLORE- Një furgon është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Vlorë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Bishti i kalldrëmit’, ndërsa furgoni transportonte mallra. Nga ngjarja nuk ka të lënduar, pro vetëm dëme materiale. Nuk dihen ende shkaqet e djegies së mjetit.
Sigal