Përfshihet nga flakët makina në ecje në Elbasan

442
Sigal

Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin Elbasan-Peqin. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Çengele.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti tip “Benz” me targa AA 621 NF, me drejtues shtetasin H.L., u përfshi nga zjarri gjatë kohës që ishte në ecje.

Si pasojë e flakëve të zjarrit është djegur plotësisht mjeti, ndërsa nuk ka dëmtime në njerëz. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, nga hetime paraprake dyshohet se mjeti ka pasuar një defekt teknik.