Përfshihen nga zjarr i fuqishëm pyjet e Kastës në Elbasan

447
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mëngjesin e ditës së enjte në një pjesë të masivit pyjor të Kastës në qytetin e Elbasanit. Forcat e policisë dhe zjarrfikësja kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht. Ndërkohë që policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Sigal