Përdori një fëmijë për të hedhur në erë qendrën tregtare, arrestohet shqiptari në Gjermani

501
Një i ri shqiptar, por me shtetësi austriake është arrestuar nga policia gjermane, pasi akuzohet për nxitje të dhunës dhe terrorizmit.
18-vjecari Lorenz K. është arrestuar në Ludëigshafen të Gjermanisë pasi dyshohet se ka nxitur një të mitur për të kryer sulme terroriste, njofton agjencia austriake e lajmeve APA.
Ai udhëzoi përmes WhatsApp një 12-vjecar gjermano-irakian si të vendoste një bombë në një qendër tregtare në qytetin gjerman të Ludëigshafen në vitin 2016, por fatmirësisht bomba nuk shpërtheu.
I riu ishte arrestuar në moshën 16-vjecare në Vjenë, pasi akuzohej për grabitje.
Sipas mediave austriake, shqiptari është radikalizuar në burg dhe kur ka dalë ka kontaktuar me pjesëtarë të ISIS.
Ndërkohë 12-vjecari qe vendosi bombën vijon të mbahet në një qendër rehabilitimi, pasi është në moshë të mitur.
Sigal

csm_RGLU_050_44_82d2ff5cfa-1024x680