Përdhunuan gjithë natën prostitutën nigeriane, arrestohen 4 shqiptarët në Itali

520
Katër shqiptarë nga Kosova janë arrestuar nga policia në Tirolin Jugor, rajon autonom në Italinë veriore, pasi akuzohen se kanë përdhunuar një shtetase nigeriane.
Ngjarja ka ndodhur natën mes 3 dhe 4 majit, teksa një burrë nga Kosova ka sjellë tek tre miqtë e tij po nga Kosova një shtetase nigeriane që punonte si prostitutë.
Ajo është përdhunuar gjithë natën nga 3 burrat nga Kosova duke u mbajtur jashtë orarit të pagesës dhe kundër vullnetit të saj. Ajo është lënë e lirë në mëngjes, ku i është mbajtur edhe telefoni celular. Nigeriana 27-vjecare ka denoncuar 4 shqiptarët në polici, shkruan orf.at.
Mësohet se katër burrat, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur punon në ndërtim dhe akuzohen për dhunim seksual e kryer në bashkëpunim. Ata janë dërguar në paraburgimin e Bozner në pritje të masës së sigurisë.
Sigal