Përdhunon të miturën dhe tenton të trafikojë një tjetër, arrestohet 49-vjeçari në Kuçovë (Emri)

475
Një 49 vjeçar është arrestuar nga policia në Kucovë, pasi ka kryer marrëdhënie me dhunë me një 13-vjecare me inicialet B.G, ndërsa ka tentuar të trafikojë për prostitucion një vajzë tjetër 19-vjecare me inicialet A.G. Në pranga ka përfunduar Aliosha Emini 49 vjec.

Njoftimi i polcisë:
Tenton të trafikojë një 19 vjeçare për ta shfrytëzuar për prostitucion, kryen marrëdhënie seksuale me dhunë me një 13 vjeçare, arrestohet nga policia 49 vjeçari nga Kuçova.

Nga Specialitët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit u bë arrestimi i shtetasit:

A.E, 49 vjeç, banues në Kuçovë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka tentuar të trafikojë për ta shfrytëzuar për prostitucion shtetasen A.G. 19 vjeçe, si dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen B.G, 13 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Trafikim i të rriturve” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, parashikuar nga nenit 110/a e 100/2 të Kodit Penal.
Sigal