Përdhunoi bashkëmoshataren, nën hetim adoleshenti nga Tirana. Çfarë thotë policia

482
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë pak ditë më parë, ku një 17-vjeçar dyshohet se ka përdhunuar një vajzë.
Burime zyrtare nga policia thanë se shtetasi me inicialet F.G., akuzohet se ka kryer marrëdhënie me dhunë më 31 mars me një 16-vjeçare. Materialet ndaj tij i janë referuar prokurorisë së Tiranës.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 23.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin e mitur F.G, vjeç 17, pasi më datë 31.03.2018, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur 16 vjeçe. Neni 101 i Kodit Penal.
Sigal