Përdhunoi 24-vjeçaren dhe e vodhi në kërkim 22-vjeçari nga Durrësi

380
Sigal

Një 22 vjeçarë me banim në fshatin Manëz të Durrësit është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të rrritur. Djali me inicialet F.S pasi ka kryer marrdhënie seksuale jashtë dëshirës së vajzës me iniciale E.K. 24 vjeç banuese në fshatin Çerragë të Belëshit, dyshohet se i ka vjedhur edhe një telefon celularë dhe një sasi lekësh.

Policia ka nisur menjëherë procedimin penal dhe po punon për kapjen e 22-vjeçarit. Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Vjedhja”.