Përdhunimi i të miturës në Berat, nëna tregon tmerrin: Vajza s’hapte gojën, më mori policia…

55
Nëna e vajzës 13-vjecare, e cila u përdhunua nga një 49-vjecar në Berat ka rrëfyer për detajet e dhimshme të momentit kur e bija ka ardhur në shtëpi.
Sipas Rajmonda Gurit, Aliosha Emini 49 vjec pasi ka abuzuar me vajzën 13-vjecare B.G ka tentuar të trafikojë për prostitucion edhe vajzën tjetër 19-vjecare A.G.
Ajo thotë se bashkëshorti i saj ka bërë disa herë kallëzim ndaj 49- vjeçarit të arrestuar ditën e sotme. Dyshohet se Aliosha Emini ka probleme mendore.
“Kishim dijeni që i ngacmonte vajzat dhe kemi bërë disa herë kallëzim në polici. Vajza 13 vjeçare erdhi e shqetësuar në shtëpi dhe nuk fliste. Ajo nuk tregoi për abuzimin se ishte në gjendje të rëndë, Vajza nuk e hapte gojën, e gjeta të mbledhur. Vetëm kur më mori policia, e kuptova ç’i kishte ndodhur”- ka thënë Rajmonda Guri.