Për pushime në Durrës, pronari i varkave i vjedh eurot e telefonat ansamblit nga Kosova

521
Një ndodhi e pakëndshme iu ka ndodhur një grupi pushuesish nga Kosova, pjesë e një ansambli që kishin ardhur në Durrës për të pushuar. Mësohet se pronari i varkave në plazh iu ka vjedhur çantën me vlera monetare dhe celularë.
Specialistët për Krimet në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin Andi Sulo 23 vjeç, banues në Durrës.

Dje 23-vjeçari në lagjen Nr.13, Plazh u kap në flagrancë nga Shërbimet e Policisë duke i vjedhur çantën me 200 €, 5 telefona celularë dhe sende personale disa shtetasve kosovarë (grup ansambli të cilët kishin ardhur me pushime).

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera u dokumentua se shtetasi i mësipërm po ditën e djeshme për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin B.L. 25 vjeç, banues në Kosovë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Vjedhja”


Sigal