Peqin, të dënuarit i gjendet heroinë në qeli, emri

579
Sigal

Një të dënuari në burgun e Peqinit i është gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike në qeli.

Në njoftimin e policisë për këtë rast thuhet se:

Sokol Isufajt, 37 vjeç, banues në  Elbasan, aktualisht i dënuar për veprën penale , ”Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit”, gjatë një kontrolli të ushtruar nga shërbimet e sigurisë I.E.V.P.Peqin në dhomën e tij, ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 8.5 gramë lëndë narkotike e llojit heroinë”.

Materialet hetimore në ngarkim të tij u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Edhe pak ditë më parë në këtë brug të sigurisë së lartë është kapur e sekuestruar një sasi e vogël hashashi.