Peqin, i riu përdhunoi bashkëfshataren 46 vjeçe; arrestohet

479
Policia ka arrestuar në Peqin të riun Jonuz Hyra, 24 vjeç, banues në fshatin Drangaj. Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë, gjatë ditës së djeshme, pasi dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen L.K, 46 vjeçe, banuese në fshatin Drangaj. Materialet i kaluan Prokurorisë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.
Sigal