Peqin/ Dhunohet dhe grabitet tregtari i rrobave

444
Sigal

Grabitet një tregtar rrobash në qytetin e Peqinit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e shkuar ku pre e dhunës së grabitësve, që mendohet se ka qënë një çift bashkëshortor, ka rënë tregtari Skënder Beqiri.

Ai është lidhur dhe dhunuar prej grabitësve. 75-vjeçari ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Nuk dihet identitetin i grabitësve dhe shuma e vjedhur, ndërsa policia vijon hetimet.