Sigal

Një 50-vjeçar ka gjetur vdekjen në Peqin, në fshatin Lazarenj pasi ka rënë në kanalin vaditës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12;30 minuta

Bëhet fjalë për shtetasin B.K, 50 vjeç, banues në fshatin Shez, Peqin, dyshohet se ka rënë aksidentalisht në kanalin vaditës dhe është mbytur.

Njoftimi i policisë:

Peqin

Informacion paraprak

Rreth orës12.30,  jemi njoftuar se shtetasi B.K, 50 vjeç, banues në fshatin Shez, Peqin, dyshohet se ka rënë aksidentalisht në kanalin vaditës  në fshatin  Lazarenj , Njësia Administrative Pajovë, Peqin, dhe është mbytur.

Në vendgjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor dhe po punojnë për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.