Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan – Peqin.

Një automjet i drejtuar nga A. M., 42 vjeç, mësohet se ka përplasur një motor. Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit, i identifikuar si Evis Matraxhiu, 27 vjeç banues në fshatin Vidhas.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes, po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.