Pengoi aksionin antikanabis në Kurvelesh, arrestohet 26-vjeçari

432
Sigal

Një 26-vjeçar nga Tepelena ka rënë në pranga të policisë. Klajdi Abazi u vu në pranga pasi ishte shpallur në kërkim për kundërshtim më dhunë të forcave të policisë.

26-vjeçari banues në Progonat ka kundërshtuar me dhunë forcat e policisë.
 
Gjithashtu ai ka dëmtuar automjetet e policis me gure, në daten 28.5.2014, për arsye pengimin e policisë për të mos ushtruar kontroll teritori në komunen Kurvelesh të rrethit Tepelenë për kultivim të bimëve narkotike.