Pengmarrje pranë shkollës “Bajram Curri”, policia lajmërohet nga një telefonatë

415
Një 50 vjeçar është marrë peng nga tre persona pas një konflikti që ka patur me to pranë shkollës Bajram Curri në kryeqytet.50 vjeçari ka qënë duke ecur me djalin e tij të mitur në trotuar kur është konfliktuar me 3 persona të cilët udhëtonin me një automjet tip “Benz” 39-vjeçari i identitifkuar si Ylber Kera sipas dëshmisë së djalit të mitur në polici është marrë me dhunë dhe forcë në makinë dhe janë larguar.
Njoftimi paraprak i policisë
Më datë 09.01.2016, në afërsi të shkollës “Bajram Curri”, një shtetas me iniciale Y. K, duke ecur me fëmijën e tij të mitur, është konfliktuar me disa persona të cilet ishin duke udhetuar me nje mjet tip Benz.
Sipas deklarimeve të fëmijës në Polici, dyshohet se i ati pasi ka debatuar me këta shtetas është marre me dhunë forcërisht në makinë dhe janë larguar.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për kapjen e personave. 
Sigal