Pengmarrje në Tepelenë, një i plagosur

491
Katër persona të armatosur kanë rrëmbyer dhe plagosur një të ri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e mesnatës së djeshme, ndërsa burime nga policia thanë se personat e dyshuar janë shpallur në kërkim. Nuk bëhen të ditura shkaqet e pengmarrjes, por për policinë ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Burimet policore thanë se është bërë e mundur që të identifikohen 2 prej 4 autorëve të pengmarrjes, por asnjëri prej tyre nuk është vënë në pranga.
Të njëjtat burime thanë se, dy të rinjtë, M. K., dhe K. S., 37 dhe 34 vjeç nga Memaliaj, në bashkëpunim edhe me dy persona të tjerë kanë rrëmbyer me mjetin e tyre, 43-vjeçarin me inicialet R. H., dhe e kanë dërguar në vendin e njohur me emrin “Akia”, buzë lumit Vjosë. “E me të mbërritur këtu, ata kanë rrahur, goditur me qytën e pistoletës dhe plagosur me thikë dhe grushte 43-vjeçarin R. H.,”, thanë burimet policore për Policia tha se dy personat e identifikuar janë shpallur në kërkim, ndërsa është duke u punuar për identifikimin e dy personave të tjerë, bashkëpunëtorë me dy të kërkuarit.
Sigal