Pengmarrja e peshkarexhës në Durrës, kapiteni ende i zhdukur

656
Edhe pse kanë kaluar 14 muaj që nga rrëmbimi i anijes së peshkimit “Çelepia 2”, nga një marinar egjiptian, nuk ka ende asnjë informacion zyrtar mbi fatin e kapitenit të anijes, Dhimitër Milja.

Heshtja e autoriteteve shtetërore, ndaj ngjarjes kriminale të qershorit të vitit të kaluar, vazhdon të rëndojë mbi njerëzit e sektorit të peshkimit, që ndihen të pasigurtë dhe të braktisur.

“Neve si kolektiv na rëndon edhe më tepër fakti që ai person është ende i lirë në Egjipt. Sikurse edhe hedhja e shtetit shqiptar. Këtu kemi të bëjmë me një kapiten anijeje, që me ligj njihet si figurë shteti, si dhe me flamurin shqiptar që është marrë bashkë me anijen e rrëmbyer. Gjëja më minimale që mund të bënte shteti ynë ishte nota e protestës ndaj ambasadorit dhe së dyti dëmshpërblimi i familjes. Madje edhe kthimi i anijes së rrëmbyer, që ndodhet edhe sot në Egjipt”, tha Ahmet Haxhi, pronar anijeje peshkimi.

Megjithatë, ngjarja e rëndë nuk ka ndikuar në marrëdhëniet e shtetasve të tjerë të huaj që punojnë e jetojnë në Durrës, edhe pse javët e para pas ngjarjes nuk kanë qenë të lehta për ta. Ali Muhamed Mansur është nga qyteti port Rashid i Egjiptit. Ai e ka nisur punën në det që fëmijë dhe prej 12 vitesh punon në sektorin e peshkimit. Si Ali Mansur ka dhe shumë egjiptianë të tjerë të punësuar në Durrës e Shëngjin.
Sigal