Pendohet Orialda Kajtazi, u kërkon falje prindërve

432
Janë dashur vetëm pak orë në qeli, që Orialda Kajtazi të kuptojë marrëzinë që ka bërë dhe të kërkojë falje. Vetëm 5 orë pasi ka përfunduar seanca gjyqësore, ajo ka kërkuar të flasë me familjarët e saj. Gjykata e Durrësit vendosi të hënën arrest në burg për 18-vjeçaren Orialda Kajtazi. Në sallën e gjyqit, ajo deklaroi se ilaçet e gjumit në ushqimin e prindërve dhe motrës i hodhën “jo për t’i vrarë, po për t’i qetësuar për shkak të keqtrajtimit fizik e psikologjik që familjarët ushtronin gjatë 6 muajve të fundit”, ndaj saj. Sipas Orialdës, plani për ikjen është organizuar shpejt natën e 15 korrikut, pas ardhjes së një inspektori policie në shtëpi, i cili është interesuar për rrethanat e helmimit të prindërve dhe motrës së madhe. Orialda theksoi se në Vlorë nuk kanë bërë një jetë të shfrenuar, po një jetë normale, ndërsa e justifikoi mungesën e denoncimit ndaj dhunës së ushtruar nga prindërit e motra e madhe, me mungesën e besimit se policia do t’i merrte seriozisht.
Sigal