Patos, burri vret me thikë gruan

489
Një krim në familje ka ndodhur mbrëmë vonë në Patos. Burri ka qëlluar disa herë me thikë bashkëshorten duke e lënë të vdekur në vend. Viktima është Resmije Gocaj 50 vjeç, ndërsa autori, bashkëshorti Kovaç Goxhaj 55 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit në lagjen e re të Patosit, rreth orës 23:30 ndërsa policia ka mbërritur pas lajmërimit nga fqinjët duke arrestuar 55-vjeçarin. Grupi hetimor ka marrë në pyetje autorin për të zbardhur shkaqet që dërguan në vrasjen e 50-vjeçares.
Sigal