Pasaporta false/ Pranga oficerit të policisë, dekonspiroi operacionin për goditjen e grupeve kriminale (Emri)

555
Një oficer policie ka dekonspiruar operacionin e koduar “One if-by land”, që çoi në goditjen e 7 grupeve kriminale që bënin pasaporta false dhe çonin njerëz në SHBA, Kanada dhe Angli.
Raportohet se Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme ka vënë në pranga oficerin e policisë Adriatik Bakiasi, i akuzuar për dekonspirim të operacionit. Bakiasi dyshohet se i ka çuar njoftim një pjese të grupit kriminal se do të arrestoheshin.
Burime konfidenciale pohuan se SHÇBA monitoroi operacionin e madh me kujdes me qëllim mos daljen e sekretit. Ky monitorim ka sjellë edhe zbulimin e punonjësit të policisë, i cili është arrestuar mbrëmjen e kaluar. Nisur nga dyshimet se mund të kishte dekonspirim, u morën masa dhe u ndryshua menjëherë taktika për arrestimin e rreth 50 personave.
Policia e Shtetit ka ndërmarrë një mega aksion, që është shtrirë në disa qytete të vendit për goditjen e një rrjeti të strukturuar që çonte emigrantë klandestinë në SHBA dhe Kanada.
Mes të ndaluarve, rreth 40, mësohet se ka dhe zyrtarë dhe efektivë policie. Operacioni u zhvillua i koordinuar në disa qarqe, për të bërë kështu të mundur arrestimin në të njëjtën kohë të pjesëtareve të grupit, ndërsa mendohet se pjesë e kësaj skeme janë më shumë se 60 persona. Qytetarët paguanin nga 15 deri në 20 mijë euro, në këmbim për të shkuar në një nga këto vende
Sigal