Pas Vlorës e Kavajës, policia mega-operacion antidrogë në të gjithë vendin (VIDEO)

554
Policia e Shtetit ka zhvilluar një Mega Operacion antidrogë në të gjithë vendin
Operacione të tjera janë zhvilluar në Vlorë , Tiranë, Kavajë, Përmet , Lezhë, Elbasan, Shkodër, Krujë, Kukës etj. Operacioni drejtohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako . Në operacion edhe Drejtori i Përgjithshëm i SHÇBA -së.

Operacioni në Vlorë është zhvilluar nga Policia e Vlorës e mbështetur nga FNSH-ja. Sekuestrohen në Llakatund të Vlorës një sasi disa tonëshe me lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Sekuestrohen edhe 5 armë zjarri kallashnikov. Lënda narkotike u gjet në dy banesa në fshatin Llakatund. Shoqërohen në polici disa persona. Operacioni ka vijuar edhe në Tiranë e Kavajë ku është sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike.

Lëndë narkotike është sekuestruar edhe në Përmet. Në këto operacione ka persona të arrestuar e të shoqëruar, ku në përfundim do jepen detaje. Ende nuk ka përfunduar peshimi total i lëndës narkotike. Operacioni vijon në disa qarqe.

700 kg kanabis në Kavajë
Një tjetër operacion anti-drogë është zhvilluar nga policia gjatë natës në Kavajë. Burimet e mbrëndshme bëjn me dije se rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, policia ka sekuestruar 700 kg kanabis sativa në fshatin Bago të Kavajës.

Mësohet se policia është vënë në ndjekje në rrugën që të çon drejt “Plazhit të gjeneralit”, një furgon dhe në një makinë tip fuoristradë plot me drogë.

15 ton drogë në Vlorë
15 ton drogë janë kapur gjatë natës në një operacion të madh në Vlorë. Sipas informacioneve zyrtare, Policia e Vlorës e mbështetur nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe nën drejtimin e vetë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako kanë finalizuar me sukses një operacion në Llakatund të Vlorës që ka çuar në sekuestrimin e 15 ton kanabis sativa si dhe armëve të zjarrit.
Sigal