Pas vendimit të Gjykatës, nisin procedurat tenderuese për ‘Velierën’ në Durrës

712
Bashkia e Durrësit ka nisur procedurat tenderuese për ndërtimin e sheshit të projektit ‘Veliera’ me vlere 66.5 milionë leke.
Vijimi i punimeve për sheshin vjen një muaj pasi gjykata administrative në Durrës u shpreh për zhvillim të projektit pa prekur zonën arkeologjike A.
Raporton se procedurat tenderuese kanë nisur më 28 shkurt, ndërsa në 2 prill pritet to hapen ofertat e dorëzuara për projektin e ndërtimit të sheshit Velirea.
Nisja e procedurave tenderuese ka sjellë në Durrës avokaten Mirela Jorgo e cila tha se gjykata nuk ka zbardhur akoma vendimin dhe bashkia nis tenderimin e objektit.
Sheshi hyn edhe në zonën A, e cila me vendim të Gjykatës nuk mund të preket, por Bashkia tashmë e ka hapur procedurën e tenderimit për të gjithë sheshin e Velierës, e cila sipas vendimit të Gjykatës edhe ajo mbetet në diskutim sepse dy këmbët e saj do vendosen në zonën A. Me herët bashkia ka publikuar një projekt të ndryshuar ku zona arkeologjike A dhe rrënojat e zbuluara kinservoheshin për tu bërë te vizituar për publikun.
Bashkia e Durrësit thotë se në dispozicion janë 66,5 milionë lekë.
Sigal