Pas urdhër-arresteve për tre ish-zyrtarët e policisë, prokuroria nis hetimet për pasurinë

498
Krahas hetimit penal për tre ish-drejtuesit e policisë së Vlorës të cilët dyshohet se kanë ndihmuar grupin e Habilajve në kultivimin dhe trafikun e kanabisit, ka nisur edhe një hetim pasuror. Sipas informacioneve që vijnë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda mësohet se për tre ish-drejtorët e policisë ka nisur një hetim pasuror.
Jaeld Çela, Gjergj Kohilës, ish-Shefi i Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar dhe Sokol Bodes, ish-shefit të Policisë Kufitare në Dhërmi do t’u hetohet pasuria bëjë me dije burimet e “Panorama”.
Në 22 Nëntor për këta të tre doli një urdhër ndalimi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila dyshon për implikim të tyre në trafikun e kanabisit. Dy ditë më parë gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë për të lëshuar urdhër-arresti për ish-zyrtarët e lartë të policisë Jaeld Çela dhe Gjergj Kohila.
Mbi ta rëndon akuza e kultivimit dhe trafikut të lëndeve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Sipas hetimeve ata kanë bashkëpunuar me grupin e “Habilajve” të cilët gjatë katër viteve të fundit kanë trafikuar drejt Italisë 3,5 ton kanabis.
Sigal