Pas lojës me “Kutinë e ndihmës së shpejtë”, policia, skenar korruptiv me presione për “Rripin e sigurimit”

602
Nën maskën e “shqetësimit” dhe politikave “rilindëse” për uljen e numrit të aksidenteve rrugore, katër ditë më parë Drejtoria e Policisë e Qarkullimit Rrugor, njoftoi se ndryshoi Kodin Rrugor, duke lëshuar ultimatumin me ndëshkim të ashpër, për mospërdorim të “Rripit të Sigurimit” nga çdo person që udhëton brenda një automjeti prodhim i pas vitit 1990, duke kërcënuar se do të ketë gjoba dhe heqje lejesh drejtimi për drejtuesit e automjeteve, por edhe gjoba të rënda për ata që kapen duke udhëtuar pa “Rrip Sigurimi”! Sipas investigimit tonë, ky presion që ka nisur të bëjë policia, nuk ka asnjë lidhje me “merakun” për aksidentet rrugore, mbasi në këto 3 vite, numri i aksidenteve të ndodhura nëpër rrugët e Shqipërisë ka këtë mesatare: 7 gjoba për secilin nga 11 mijë e 230 punonjësit e policisë, ose 79 gjoba për çdo punonjës të sektorit të shërbimit të qarkullimit rrugor! Po përse nis pikërisht tani ky “aksion”, duke përdorur si “predhë” sulmi “Rripin e Sigurimit”?
Kërcënimi me “Rripin e Sigurimit”, skenar për korrupsion
Gjersa “frëngu”, teknikisht e ka bërë “Rripin e sigurimit” pjesë të pajisjeve të sigurisë në automjet, patjetër që duhet përdorur, mbasi ai nuk e ka montuar atë për të “tharë rroba e për lidhur bagazhe”, por si një element më tepër për sigurinë, në raste prag-aksidentesh e aksidentesh rrugore, qoftë edhe frenimesh të forta, të detyruara për motive të çdo lloji edhe të nxitura prej harbutërisë së policëve rrugorë, siç ndodh shpesh nëpër rrugët dhe qendrat e banuara të Shqipërisë! Por në rastin konkret, kemi të bëjmë me një skemë me tregues të qartë korrupsionin që “mbush thasët shpejt” dhe pa “akuza”, realizuar duke (keq)përdorur Kodin Rrugor, të cilin “çunat” e policisë në këto 3 vite nuk e kanë përfillur as si “copë letre” ligjore, deri sot që në varrezat njerëzore kanë përfunduar afro 200 persona dhe në varrezat e makinave kanë shkuar afro 3000 automjete prej aksidenteve rrugore të lënë jashtë kontrollit të policisë. Ky “aksion korrupsioni” me “Rripin e Sigurimit” është vazhdim i aksionit të dhunshëm e pa asnjë ligj që inskenoi 3 vite më parë policia e shtetit për të detyruara drejtuesit e mjeteve të pajisen me “Kuti të ndihmës së shpejtë”, me jelek e tabelë sinjalizuese fosforeshente që i futi në treg në mënyrë pirate e me çmime të diktuara nga kupola e policisë së shtetit, duke zhvatur miliarda lekë prej 423 mijë drejtuesve të automjeteve, aksion që më pas u cilësua abuzim, por që miliardat e vjedhura nuk u kthyen duke mbetur si pasuri të paprekshme të tyre! Kështu ndodhi edhe me hashashin. pasi u sulmua dhe u asgjësua jo ligjërisht por politikisht nën maskën e ligjit baza e kultivimit të drogës në Lazarat, u organizua mbjellja e hashashit në gjithë Shqipërinë, nën menaxhimin dhe përfitimin e drejtuesve të policisë së shtetit, siç e treguan edhe shumë raste në Kolonjë e rrethe të tjera, ku sipas informacioneve të SHISH rezulton se 90% e drejtuesve të lartë të policisë drejtojnë kultivimin, përpunimin, transportin dhe shitjen e tij. Skema zhvatëse korruptive me “Rripin e sigurimit” është vazhdim i skemës korruptive me lojërat e fatit, të cilat policia i mbylli në disa kioska dhe i lejoji të shtohen me kazino e biznese të shumtë bixhozi në të gjithë vendin. Tashmë policia e ka nisur praktikën e korrupsionit me presionin me “Rripin e sigurimit” të automjeteve, duke inskenuar një “aksion” të përkohshëm, sa për të zhvatur miliona nëpërmjet pagesave nën dorë dhe atje ku nuk zhvat dot “nën dorë”, duke gjobitur përsëri si presion që herën tjetër të nis ryshfeti. 
Aksidentet nuk i shkakton “Rripi i sigurimit”, por rrugët pa sinjalistikë e të pa sigurta 
Ka një logjikë të thjeshtë, që aksidentet as i shkakton dhe as i ndalon “Rripi i sigurimit”, por rruga e pa sigurt, pija alkoolike dhe përdorimi narkotikëve, pasiguria teknike e mjetit, pagjumësia, paaftësia drejtuese, ecja me shpejtësi në kushte të rënduara atmosferike, mungesa e mbi dhe nënkalimeve, mungesa e sinjalistikës dhe infrastrukturës ndriçuese, orientuese, mbrojtëse anësore e ndarëse të rrugës, përdorimi i celularit, kapadaillëku i të “fortëve” që krijojnë situata kaosi e rrezik në rrugë, duke u lejuar nga policia. ndërsa policia del e bën presion me “rripin e sigurimit”. Kjo është një lojë e pastër korruptive që do të jetë një “aksion flakë kashte”, sa për të mbushur “thasët” si me aksionet e lojërave të fatit, kasat fiskale, kutitë e ndihmë së shpejt dhe jelekëve në automjete etj., mbasi rripi nuk e ndalon e as shkakton aksidentin. Qëllimi është që të mos ndodh aksidenti, se po ndodhi e vetmja gjë që “rripi i sigurimit” është mbajtja e udhëtuesve brenda makinës, ose në raste aksidentesh të lehta, shmang ndonjë përplasje ballore të drejtuesit dhe pasagjerit në vendet e para.

 Por aksidentet i shkaktojnë edhe vetë policët rrugorë. Nuk e dimë nëse drejtuesit e policisë rrugore e të policisë së shtetit i lexojnë informacionet që u shkojnë përditë nga drejtuesit e mjeteve dhe nga qytetarët, por nga investigimi i bërë prej “Telegraf” në akset rrugore Levan-Tepelenë, Sarandë-Gjirokastër, Milot-Kukës, Vlorë- Sarandë, Lushnjë-Fier, Tiranë-Elbasan, Kamëz-Fushë Krujë, Elbasan Librazhd, Burrel-Dibër, Berat-Lushnjë etj, në 60% të rasteve policët rrugorë krijojnë “burime” aksidentesh duke dalë befasisht nga “ferrat” nëpër kthesa rrugësh dhe me tabela në duar u bëjnë shenjë drejtuesve të mjeteve të ndalojnë, duke krijuar humbje kontrolli të tyre. Janë policët që ndalojnë “kryq” në mes të rrugëve automjetet e policisë, që futen në parakalime “banditçe” duke mos zbatuar asnjë rregull të qarkullimit rrugor! janë policët që në një rrugë me qarkullim të ngarkuar, i bëjnë shenjë vetëm 1 metër përpara këmbëve të tyre për të ndaluar ndërkohë që ajo është me shpejtësinë 80 e 90km që lejon standardi i rrugës, paçka se pas këtij automjeti ecën po me atë shpejtësi një “autokolonë” e gjatë mjetesh të tjera! Askush nuk mendon, se aksidentet i shkakton policia rrugore. Por është detyrë e policisë që të parandaloj këto aksidente sa të jetë e mundur, ndaj dhe nxirret me këtë lloj shërbim në rrugë. Mirëpo, policia rrugore, nuk po gjen dot rrugët e duhura për të menaxhuar me eficencë qarkullimin e mbingarkuar të çdo lloj automjeti motorik, jo motorik e me karroca me kafshë që ecin mbi rrota edhe në rrugë nacionale dhe brenda unazave të qyteteve, ndërkohë që rrugët ekzistente që janë në funksion në Shqipëri, përballojnë vetëm 30% të volumit të mjeteve, pa llogaritur “plagët” e shumta të pa sigurisë së rrugëve, të cilat në 80% të tyre janë jashtë standardit, përgjatë dhe brenda të cilave janë lejuar 1610 “pika të zeza” rreziku për aksidente. Pa autobusët, furgonët, motoçikletat dhe makinat, prodhim i vitit 1990, çfarë ligji do zbatojnë?!
Sigal