Pas lajmit në “Telegraf”, policia gati të ngjitet në malet e Përmetit për zbulimin e fermave të drogës

582
Burime nga Policia e Shtetit, na kanë informuar se pas lajmit të publikuar dje në gazetën Telegraf”, lidhur me zbarkimin e lazaratasve në zonat e ish-komunave të rrethit të Përmetit, ku kanë shkuar e kanë marrë toka me qira e me “dajak”, për të mbjellë e kultivuar hashash, shteti është vënë në lëvizje, duke “zgjuar” strukturat e specializuara anti-krim dhe drejtuesit e pushtetit lokal drejtues bashkie, kryepleq e administratorë komunash, të cilët sipas ligjit ende fuqi, kanë detyrim të përgjojnë e të zbulojnë kultivuesit dhe zonat e drogës brenda territorit që kanë në administrim, nisur edhe prej informacioneve “nga populli”, të cilat duhet t’i raportojnë me urgjencë e të detajuara konkretisht në strukturat e policisë zonale e rajonale. Në rastin konkret, mësohet se kupola qeverisëse ka urdhëruar Ministrinë e Brendshme dhe paralelisht ka vënë në dijeni institucionet e tjera të hetimit të krimit si SHISH e Prokurori, duke kërkuar bashkëpunim urgjent e efiçent për të nisur një aksion masiv sulmi për asgjësimin e fermave të hashashit në rrethin e Përmetit e në zona të tjera të Shqipërisë, të cilat gjelbërojnë prej hashashit që vazhdon të mbillet lirshëm. 

Sipas lajmit që botuam dje në gazetë, rezulton se sipërfaqja më madhe në malësinë dhe zonat kodrinore me toka, përrenj, lugina, brinja, pyjet e rrëpira të rrethit të Përmetit, janë mbjellë e po mbillen me hashash, duke e kthyer në një “Lazarat”. Aq e vërtetë është ky masivizim i mbjelljes së hashashit, sa në Përmet e Këlcyrë, thuhet si me humor: Pa u mbjellë me drogë kanë mbetur vetëm bulevardet e qyteteve Këlcyrë e Përmet dhe oborret e bashkive e të shkollave”. nisur prej këtij fakti, që sipas burimeve tona dihet por nuk raportohet prej policisë rajonale e asaj vendase në Përmet e Këlcyrë, mësohet se dje ministri i brendshëm, si autoritet ligjor administrativ i pushtetit lokal, ka kërkuar shpjegime dhe informacion prej dy kryebashkiakëve të Përmetit e Këlcyrës, lidhur me lajmin e gazetës “telegraf” e me gjendjen reale të kultivimit të drogës, që me ligj konsiderohet “krim”! Krerët e bashkive Këlcyrë e Përmet, janë ngarkuar të marrin informacion nëpër zonat që akne në administrim lokal duke “survejuar” zonat në bashkëveprim me forcat e policisë lokale e asaj të shërbimit special! Qëllimi i këtij “survejimi” prej krerëve të bashkive është që të zbulohen se ku mbillet hashash, sa ‘ferma” janë, sa në toka prove e sa në toka shtetërore, nga cilat zona janë kultivuesit e drogës etj. Sepse rezulton, që në rrethin e Përmetit, disa administratorë komunash kanë dhënë edhe toka me qira për turizëm e kullota, por që mbillen me drogë aq të shumtë e aq të shëndetshme, sa hija e madje dhe gjethja e stërmadhe bimëve të drogës “shkel” edhe kufirin me Tepelenën, Leskovikun e Skraparin.

 Ky informacion i detajuar është lënë si detyrë prej ministrisë së brendshme, që të jepet prej pushtetit lokal dhe policisë rajonale brenda datës 20 korrik 2016. Pas kësaj date, mbështetur në të dhënat e grumbulluara, do të projektohet “aksioni” për të zhdukur fermat e drogës në Përmet. Ky urdhër është dhënë edhe për bashkitë e policitë lokale në Tepelenë, Berat, Skrapar, Kolonjë, Urë-Vajgurore, Kurbin, Krujë, Lezhë, Mirditë, Burrel, Malësi e Madhe, Vlorë, Korçë, Pogradec, Librazhd, Bulqizë e Dibër, Gramsh. Por aksioni do të nis fillimisht në rrethin e Përmetit, ku përveç 90 fermerëve nga Lazarati, kanë zbarkuar e po mbjellin hashash edhe ‘fermerë” nga Tropoja, Kukësi, Berati, Vlora, Korça e rrethe ët tjera. banorë që janë larguar nga fshatrat e Përmetit dhe jetojnë në Tiranë, na konfirmuan dje, se lajmi i botuar në “telegraf” është i vërtetë dhe se kultivuesit e drogës që kanë zaptuar e kanë marrë toka me qira, kanë hapur edhe rrugë transporti e kanë krijuar burime ujore në shërbim të femrave të tyre, por kanë krijuar edhe “truproje” e qendra banimi me çadra, ku jetojnë e vigjilojnë punëtorë e “çeta” të armatosura! 
Sigal