Pas Kakavijës, pritje e kthime edhe në Kapshticë dhe Qafë Botë. Pala greke: S’punon sistemi

593
Pas probleme në pikën kufitare të Kakavijës, pritje me orë të tëra dhe kthime janë shënuar edhe në pikën kufitare të Kapshticës në Korçë dhe atë të Qafë Botës në Sarandë. Gazetarja Iris Rezhda raportoi për “BalkanWeb” se në Kapshticë ka një fluks të madh qytetarët për shkak të problemeve në sistemin e palës greke.
Sipas burimeve nga autoritetet doganore thuhet se pala greke lejon të kalojnë kufirin vetëm personat me dokumente greke. Pala shqiptare punon pa probleme
Ndërkohë që ka kthime për ata që nuk kanë dokumente greke apo të zonës Shengen.
Qytetarët, disa prej të cilëve që prej mbrëmjes së djeshme në pritje në kufi, të indinjuar shprehen se kanë shumë orë në pritje dhe se nuk kanë informacion të detajuar përveç faktit se nuk punon sistemi. Ata e lidhin këtë problem edhe me Himarën. “Mendojmë se është më shumë se thjesht një problem sistemi”, deklarojnë ata.
Po kështu nga Saranda gazetarja Shpresa Dine raportoi për “BalkanWeb” se ka kthime të shtetasve me pasaporta shqiptare në Pikën e Kalimit kufitar të Qafë Botës. Policia greke justifikohet duke thënë se “nuk punon sistemi” ndërkohë që shtetasit me pasaportë greke lejohen të kalojnë.
Sigal