Pas Elbasanit e Durrësit, kryeprokurorja Marku ndalon në Fier për analizën e punës

475
Pas qytetit të Elbasanit dhe Durrësit, ndalesa e radhës për analizën e punës nga ana e kryeprokurores së Përgjithshme për përkohshme, Arta Marku është në Fier.
Sot ajo është e pranishme në këtë qytet për të bërë analizën e Prokurorisë së rrethit Fier, ku ka dhënë direktiva dhe porosi.
Ditën e djeshme në Prokurorinë e Durrësit Marku deklaroi se prokurorët nuk duhet të ndalen vetëm me hetimin e veprës penale korruptive por duhet të thellojnë hetimin pasuror të subjektit të veprës penale në lidhje me asetet që kanë në burim të ardhura kriminale nga veprime korruptive.
Po ashtu dy ditë më parë në Elbasan gjatë fjalës së saj kryeprokurorja Arta Marku kishte një mesazh edhe për prokurorët teksa tha se duhet të hetohet me efikasitet e shkuara dhe e tashmja e personave me precedentë penalë. Marku tha se Elbasani rezulton pikë e nxehte e grupeve kriminale dhe Prokuroria duhet të ketë një bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit për goditjen e grupeve kriminale.
Sigal