Pas debatit në rrugë, i forti me “BMW” i vë pistoletën në kokë 23-vjeçarit. Si u shmang tragjedia

425
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Cërrik kanë arrestuar në flagrancë 25-vjeçarin Liars Alisha, pasi një ditë më parë në Lagjen “Nr.2” Cërrik në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Yllit” dyshohet të ketë kanosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin A.K., 23 vjeç banues në Cërrik.
Shkak i konfliktit dyshohet të ketë qenë një konflikt i mëparshëm që ka nisur për motive të dobëta, por “i forti” nuk e ka lënë me kaq.

Pas këtij veprimi, siç bën me dije policia, në aksin rrugor Cërrik – Belsh, në afërsi të një karburanti duke drejtuar mjetin tip “BMW” me targa AA 231 ML, i pa pajisur me leje drejtimi, Liars Alisha është përplasur me mjetin tip “Benz” me targa BH 360 HT drejtuar nga shtetasi A.K.

Si pasojë është aksidentuar drejtuesi i mjetit tip “BMW” dhe pasagjeri i tij shtetasi L.F., 27 vjeç banues në Cërrik. Të dy shtetasit ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin Kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet hetimore, gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes në aksin rrugor Cërrik – Belsh , grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale;

Një fishekë model 54 kalibër 7.62 mm
Dy automjetet
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”, “Drejtimi i automjetit pa dëshmi”, “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Sigal