Pas arrestimi në Malajzi, teologu shqiptarë hetohet edhe në Shqipëri për terrorizëm

569
Pak ditë pas arrestimit në Malajzi të Klodian Zaimajt, njësitë e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, ka marrë në pyetje pjesëtarë të familjes së këtij të fundit në Cërrik.
Oficerët e Antiterrorit kanë marrë deklarime të prindërve dhe vëllait të Klodian Zaimajt. Një ditë më parë, prindërit e Zaimajt mohuan lidhje të të birit me elementë terroristë, apo përfshirjen e tij në aktivitete të tilla.
Veç familjareve, Antiterrori ka kërkuar edhe lidhje të Zaimajt me persona të tjerë në Cërrik, apo në Tiranë, me të cilët mund të ketë qenë duke përgatitur rekrutime për luftën në Siri.
Në lidhje me këtë rast, policia ka referuar edhe një procedim penal në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndaj Zaimajt. Ai akuzohet për organizim dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste dhe thirrje për kryerjen e akteve terroriste. 
Burimet thonë se me shumë mundësi Zaimaj do të gjykohet në Malajzi. Për këtë shkak aktet hetimore që do të mblidhen, mund të përcillen drejt këtij vendi.
Sigal