Pas akuzave reagon KPK: S’kemi cënuar asnjë të drejtë të fëmijëve

493
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deklaron se nuk ka ndërmarrë asnjëherë kontroll fizik për veshjet e fëmijëve të subjekteve të rivlerësimit dhe as nuk janë pyetur në lidhje me jetesën e tyre. Në një njoftim të bërë publik nga ky organizëm thuhet se:

“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit funksionon në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe legjislacionit përkatës, duke e zbatuar rigorozisht atë. Në këtë kuadër, me përgjegjësi të plotë garantojmë se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ka cenuar dhe nuk do të cenojë asnjëherë të drejtat e njeriut dhe, aq më tepër, të drejtat e fëmijëve.” “Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vijon njoftimi, mbetet i angazhuar për të ushtruar me paanshmëri, profesionalizëm dhe gjithnjë në respekt të ligjit funksionet e tij, me qëllim kryesor rikthimin e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë.”
Sigal