Pas 4 vitesh në arrati, arrestohet i dënuari për drogë

419
Policia italiane e qytetit të Tranit në provincën e Barit në Puglia ka arrestuar një shqiptar 31 vjecar i kërkuar prej 4 vitesh.
Prej vitit 2011 ekzistonte ndaj tij një urdhër arresti për trafikim të lëndëve narkotike e nga i cili shpëtonte për shkak të përdorimit të një identiteti falls.
Arrestimi i tij u bë i mundur pas disa muaj hetimesh në aktivitetin e trafikut te lëndëve narkotike në qytetin e Tranit.
Shqiptari 31 vjecar zotëronte dokumenta me kombësi greke të falsifikuara.
Në banesën e tij policia italiane ka sekuestruar 2 pistoleta pa leje, 445 gramë kokainë, disa gramë marijuanë, instrumente radiotrasmetimi, aparate elektronikë e para cash.
Sigal