Pas 15 orësh, polumbarët nisin kërkimet për dy kushërinjtë

455
Ende asnjë gjurmë nga dy të rinjtë që janë mbytur mbrëmë në rezervarin e Qatromës. Familjarët bëjnë apel për nisjen e kërkimeve, duke kërkuar edhe ndihmën e polombarëve. Mesditën e sotme, pas apelit të përsëritur të familjarëve, në fshat kanë mbërritur edhe polombarët.
Apeli i babait 
Kujtim Tahirllari, babai i një prej adoleshentëve të zhdukur, Kujtim Tahirllari me lot në sy bën apel që shteti të ndërhyjë me polumbarë për gjetjen e djemve të humbur.
“Asnjë polombar nuk ka ardhur fare. Të kishte humbur nodnjë çupë në treg do kishin ardhur me vrap. Ne na thanë mbrëmë se nuk hyjnë dot polumbarët se është natë. Nesër që në mëngjes me të zbardhur dita polumbarët do jenë këtu. Ne prit ata, prit polumbarët hic. Tani na thonë se polumbarët kanë qenë në Vlorë, ja pritini sa të vijnë”.
I dëshpëruar ai tregon se, policia as nuk lejon t’i afrohen vendit të ngjarjes.
“Policia nuk na le të kërkojmë ne. Kanë bërë një gardh ata dhe nuk na lejojnë të kërkojmë ne. Nuk është ndonjë sipërfaqe e madhe, 9 dynym vend është kjo kënetë. Tërë fshati ka vendosur të venë në punë motorpompën që të shohim cfarë do gjejmë. Policia tani, të kërkojmë ne nuk na le, të vemë motropompën nuk na le ta vemë në punë, të bëhem kamikaz tani, kaq më mbeti. Djali më dergjet aty. Rrofshin mediat se të presim prej këtyre, asnjë gjë nuk bëjnë. Shyqyr jeni ju që na ndihmoni”.
Ngjarja
Dy adoleshentë, kushërinj mes tyre, dyshohet të jenë mbytur në një gropë uji në fshatin Qatrom të Korçës. Rei dhe Alberti Tahirllari, 17 dhe 18 vjeç, banorë të fshatit Qatrom, mendohet se kanë shkuar për t’u larë në këtë vend që prej mëngjesit të djeshëm, por nuk kanë dalë më në sipërfaqe.
Dëshmitarët kanë treguar se i kanë parë të hyjnë në ujë, duke hedhur dyshimet për një ngjarje të rëndë, pasi nuk ka asnjë shenjë për ta. Në vendin e ngjarjes u gjetën atletet e dy djemve dhe rrobat, duke shtuar dyshimet për tragjedinë në familjet Tahirllari. Familjarët e alarmuar njoftuan policinë, duke u treguar se djemtë kishin dalë që në mëngjes dhe nuk ishin kthyer më në banesë.
Forca të shumta policie shkuan në vend, duke marrë në pyetje dëshmitarë dhe familjarë të dy kushërinjve.
Sigal