Paris, pranga 3 shqiptarëve, anëtarë të bandës vrau 86 persona në akt terrorist

403
Sigal

Edhe tre persona
të tjerë janë arrestuar nga drejtësia franceze në lidhje me armatosjen e
terroristit që shkaktoi vdekjen e 86 personave me anë të një kamioni në Nisë të
Francës. Një burim gjyqësor tha të shtunën (17 dhjetor), se tre personat ishin
në grupin e 11 të arrestuarve të hënën në Nicë dhe në qytetin e Nantës. Vendimi
i marrë të premten nga gjykata ka lënë në burg tre prej tyre. Mediat franceze
bëjnë me dije dy prej të arrestuarve janë me origjinë nga Shqipëria, ndërsa i
treti është nga Tunizia. Ata akuzohen se kanë ndihmuar në pajisjen me armë të
ekstremistit tunizian Mohamed Lahouaiej Bouhlel, i cili me anë të një kamioni
hyri mes një turme njerëzit gjatë një feste më 14 korrik duke të plagosur rreth
400 persona përveç viktimave. Gjashtë persona janë tashmë nën akuzë, përfshirë
edhe çiftin shqiptar Artan Henaj dhe Enkelejda Zaçe, si dhe një
tuniziano-francezen Ramzi Arefa 21 vjeçare, të dyshuar se i kanë siguruar një
pistoletë autorit të masakrës që u vra nga policia. Mediat franceze shkruajnë
gjithashtu se 24-vjeçari i arrestuar ka lindur në Shqipëri, ndërsa një tjetër
është kushëri i Henajt. Të arrestuarit u transferuan në Paris në mesjavë. Ata
akuzohen për përfshirje në transaksione të paligjshme si dhe në për shkelje të
ligjit të armëve.