Parandalohet vrasja në Tiranë, arrestohet në flagrancë autori

408
Burime nga policia e kryeqytetit thanë se kanë parandaluar një vrasje, ndërsa mësohet se në pranga është vënë autori i dyshuar. Ky i fundit është vënë në pranga në momentin që ishte duke goditur me thikë një person tjetër. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në qendër të Tiranës, pranë zonës që njihet si Pazari i ri, në sheshin “Avni Rustemi”. Personi i plagosur mësohet se është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.
Sigal